Largime të shumta te Tirana, klubi hidhet në sulm për të afruar disa lojtarë.
Skuadra kërkon të plotësohet, pasi i ka ikur gjysma e formacionit kampion. Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira.
Plus këtu edhe Enur Totre që iku pas Europës.
Këtë verë janë afruar Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëm ishlojtari i Teutës ka luajtur titullar.
Bardheblutë duan akoma futbollistë në organikë, por skuadra do të plotësohet ndoshta pas ndeshjes së dytë të Konferencë Ligës.