Laptopi i ri LG është një konkurrent i denjë për MacBook Air

Linja e laptopëve Gram të LG-së është dizajnuar për të qenë të hollë dhe të lehtë dhe tashmë kompania ka lançuar një model super të hollë që është konkurrent i drejtpërdrejtë me Apple MacBook Air.

LG zyrtarisht e quan Gram SuperSlim dhe ka një trashësi prej vetëm 1.14 mm, më i hollë sesa MacBook Air M2, dhe ka ekran 15.6-inç OLED krahasuar me 13.6-inç IPS në laptopin Apple.

Dhe laptopi LG është më i lehtë prej afro 1kg krahasuar me MacBook Air që peshon 1.2kg. Gram SuperSlim është i disponueshëm nga ky moment dhe fillon nga 1699 dollarë me një procesor Intel Evo Core i7-1360p, 16GB RAM LPDDR5 dhe 512GB SSD. Gjithashtu ka tre porta USB-C dhe një portë kufjesh 3.5mm.

Opsioni më i mirë kushton 1999 dollarë dhe ka 32GB RAM dhe 2TB SSD. LG gjithashtu do të dhurojë një monitor të jashtëm portativ USB-C prej 16-inç nëse blihet SuperSlim brenda datës 14 Maj.

Vlen të theksohet se SuperSlim ka një ekran OLED dhe modelet ekzistuese kanë rezolucion vetëm 1080p. Ndërsa laptopi me ekran më të vogël i MacBook Air ka rezolucion më të lartë prej 2560×1446.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Papa Françesku takohet me kryeministrin e Ukrainës

Story i radhës

Milanoviç: Shqipëria meriton të bëhet pjesë e BE-së

Të fundit nga