Laptopi i ri HP Spectre zëvendëson grafikat Nvidia me Intel

min lexim

HP zbuloi ditën e sotme një seri rifreskimesh që po vinë për linjën e laptopëve Spectre dhe Envy. Shumë prej këtyre pajisjeve janë përditësuar me procesorët e fundit si gjenerata 12-të Intel dhe Ryzen 5000 të AMD.

Disa prej tyre kanë edhe grafika të reja si Spectre X360 16. Kjo pajisje, që përfaqëson flagshipin e laptopëve HP, fuqizohej deri më sot nga procesorët Intel të gjeneratës së 11-të me grafika Iris ose Nvidia GeForce RTX 3050.

Këtë vit është kaluar në procesorët e gjeneratës së 12-të ndërsa si kartë grafike të dedikuar do të ketë vetëm një: Intel Arc A370M.

Në fakt nuk është lajmërimi më emocionues që shumë prej nesh mund të kenë pritur për një arsye të thjeshtë: grafikat Arc A370M nuk do të sjellin ndonjë diferencë të madhe performance me RTX 3050. Intel përllogarit se grafikat e reja kanë dyfishin e fuqisë së Intel Iris Xe që në vetvete nuk përfaqëson një kartë grafike për detyra të vështira.

Megjithatë është një zhvillim interesant të shohim karta grafike të dedikuara nga Intel sidomos me Arc që është hapi i parë në këtë drejtim.

Pjesët tjera të harduerit të Spectre X360 16 mund të konfigurohen me procesor deri Core i7-12700H, 32GB RAM dhe 2TB memorie. Ekrani ofron dy rezolucione: një 3072×1920 me 400nits shkëlqim dhe me prekje dhe një 30840×2400 OLED me prekje po ashtu 400nits shkëlqim. Çmimi i laptopit fillon nga 1,649 dollarë dhe është në shitje nga dita e sotme.

Modelet e reja Envy dhe Spectre X360

Pajisjet e tjera të cilat do të rifreskohen janë Spectre X360 13.5 që është pasardhësi i dy modeleve: Spectre X360 x13 dhe Spectre X360 14. Ky model nuk ka një kartë grafike të dedikuar por është verifikuar në platformën Intel Evo me procesorët e gjeneratës së 12-të.

Disa modele Envy si x360 13, x360 15m Envy 16 dhe 17 janë përditësuar gjithashtu me çipet e reja. Mbarë linja ka një kamër frontale prej 5-megapiksel.

Envy x360 15 dhe Envy 17 kanë ekrane 16:9 ndërsa Envy x360 13 dhe Envy 16 kanë ekrane 16:10. Spectre X360 gjithashtu është 16:10 ndërsa Spectre X360 13 është 3:2. Të gjithë modelet me procesor Intel kanë porta Thunderbolt 4 ndërsa variantet 15-inç, 16-inç dhe 17-inç kanë portën HDMI 2.1

Modelet Spectre dhe Enxy x360 13 kanë porta microSD ndërsa pjesa tjetër e Envy kanë porta të plota SD.

Spectre X360 13.5 fillon nga 1,249 dollarë, Envy x360 13, Envy x360 15, Envy 16 dhe Envy 17 fillojnë nga 899, 849, 1,399 dhe 1,099 dollarë respektivisht. Të gjithë janë në shitje nga dita e sotme. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shefi i NATO-s pret vendim të shpejtë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Story i radhës

Kurti: Krahasimi që Putini i bën Kosovës me Ukrainën, është injorancë

Të fundit nga