‘Lapsusi’ i Berishës, ngatërron drejtuesin e partisë simotër të PD në Suedi: Është burrë?! Më falni

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një lapsus gjatë fjalës së mbajtur ditën e sotme për kuotat gjinore në radhët e kandidatëve për zgjedhjet lokale.

Teksa fliste për partinë simotër të PD në Suedi, Berisha iu referua për disa herë drejtuesit të saj si zonjë për të hequr paralele me atë që synohet të arrihet në Shqipëri.

Megjithatë një të pranishmit e korrigjoi dhe Berisha e tërhoqi fjalën e tij. Ai theksoi se në zgjedhjet e ardhshme do respektohet kuotat veçanërisht për këshillat bashkiakë dhe do të shikohet një formulë për zbatimin e tyre edhe për qytetar të parë.

“Mbështes plotësisht çështjen e kuotave derisa ne të arrijmë të dalim jashtë tyre si ka dalë partia simotër e Suedisë e cila e udhëhequr nga një zonjë e shquar…urdhëro është burrë? Më falni.

E udhëhequr nga zonja… më falni, është burrë? Ne do respektojmë kuotat, për këshillat është më e lehtë. Do shikojmë mënyrën si ta respektojmë këtë për qytetar të parë”, deklaroi Berisha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbi 200 ushtarë rusë dorëzohen tek ukrainasit, publikohen pamjet kur disa prej tyre ulin armët

Story i radhës

Ukraina i kundërpërgjigjet pretendimeve të qeverisë bjelloruse se po planifikon ta pushtojë

Të fundit nga