Laporte për ndeshjen ndaj Real Madridit në gjysmëfinale: Jam i sigurt se mund t’i mposhtim ata

1 minut lexim

Aymeric Laporte e ka komentuar përballjen e ardhshme kundër Real Madridit duke u shprehur i sigurt se skuadra e tij do të fitojë.

Mbrojtësi spanjoll ndër të tjera shprehet i kënaqur me ecurinë e ekipit të tij deri në këtë fazë në Champions League.

“Deri më tani kemi bërë mirë dhe jam i sigurt se mund t’i mposhtim ata. Sigurisht, është gjithnjë e vështirë të fitosh një ndeshje në gjysmëfinale të Champions League, pa marrë parsysh se kundër cilës skuadër luan”, u shpreh ai.

Manchester City arriti në gjysmëfinale të Champions League pasi e eliminoi Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 1-0.

“Qytetarët” shihen si favoriti kryesor për fitimin e këtij kompeticioni në këtë sezon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Interpretimi i ëndrrave për të lindur një vajzë pse ëndërroni të lindni një vajzë në ëndërr

Story i radhës

Sot merret në pyetje nga SPAK, Lefter Koka mbërrin në ambientet e burgut 313

Të fundit nga