Një tjetër emër i madh është gati t’i thotë lamtumirë Evropës dhe të fluturojë për në Arabinë Saudite. Aymeric Laporte tani është lojtar i Al Nassr, skuadër ku luan Cristiano Ronaldo.
Mbrojtësi spanjoll, i lindur në vitin 1994, do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe ka konfirmuar largimin e tij nga Manchester City në rrjetet sociale:
“Të dashur Citizens, sot dua të ndaj me ju një histori.
Ajo zgjati pesë vjet e gjysmë dhe ishte e paharrueshme. Kaq shumë kujtime që do t’i mbaj gjithmonë në zemrën time.
Është gjithmonë e lehtë të mendosh për të mirat: trofetë, fitoret, golat, goditjet dhe betejat e mëdha në Premier League, por do të kujtoj edhe ato të këqijat: lëndimet dhe stolat, humbjet dhe gabimet që mund të kem bërë.
Nga trofetë te dështimet, nga fitoret te lëndimet, të gjitha kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe jam mirënjohës për çdo moment që më ka bërë ky që jam sot.
Dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë rrugëtim: drejtuesit e Manchester City-t, trajnerët dhe gjithë stafin, secilin bashkëlojtar me të cilin ndava dhomën e zhveshjes dhe sigurisht të gjithë ju.
Ka qenë nder dhe kënaqësi të vesh këto ngjyra dhe shpresoj të më kujtoni për këtë. Faleminderit përsëri për gjithçka. Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen dhe do t’ju shikoj gjithmonë. Derisa të takohemi përsëri”.