Laporta mendon rikthimin e bujshëm?

October 18, 2022
1 minut lexim

Nuk ka paqe për Xavi dhe Barcelonën. Pas barazimit në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, i cili eshte gati si humbje per ekonomike e pikavarazhit ne grupin Champions, erdhi edhe nokauti në clasico, ndaj Real Madridit.

Në pak ditë Champions e rrezikuar dhe ndeshja e madhe e humbur keq. Sikur të mos mjaftonte kjo, involucioni i trajnerit Xavi pasqyrohet edhe në shifra: në 50 ndeshjet e para në krye të katalanasve, ish-mesfushori mori më pak fitore se Ronald Koeman i shumë kritikuari (28 kundër 33). Akoma më të largëta janë kohët e Pep Guardiolas (37 suksese) dhe Luis Enrique (42).

Xavi Hernandez ka njëfarë besueshmërie, por nëse trajneri i ri nuk arrin ta nxjerrë Barcelonën nga rënia, atëherë klubi mund të marrë në konsideratë ndryshimin e timonierit. Sipas El Nacional, në këtë rast, katalanasit mund të ftojnë sërish Luis Enrique si trajner…

Vihet re se shumë klube po e ndjekin në mënyrë aktive Luis Enrique për momentin. Trajneri 52-vjeçar i kombëtares spanjolle, por mund të largohet nga ky post pas Botërorit në Katar.

Luis Enrique ka punuar tashmë me Barcelonën në sezonet 2014/2015, 2015/2016 dhe 2016/2017. Gjatë kësaj periudhe, skuadra fitoi një sërë trofesh, në veçanti dy tituj të La Ligës dhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Estonia shpall Rusinë ‘regjim terrorist’

Story i radhës

Arsovska dhe Saidi në terren, rikonstruohet rruga që çon në Vodno (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë