laporta jane shperdoruar para 61fa84b886959

Laporta: Janë shpërdoruar para

February 2, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një konferencë për shtyp të martën në ambientet e stadiumit “Camp Nou” ku ka sulmuar ashpër paraardhësin e tij, Josep Maria Bartomeu. Konferenca e Laportës është bërë për të dhënë një panoramë në një investigimi të bërë nga vetë klubi për shpërdorimet e fondeve të bëra gjatë kohës që Barcelona drejtohej nga Bartomeu.

“Ishte detyra jonë për të bërë një transparencë rreth mënyrës së përdorimit të parave nga ana e ishpresidentit. Të gjithë në klub kanë të drejtë të pyesin se ku janë shpenzuar paratë dhe pse Barcelona ndodhet në këtë gjendje katastrofike financiare.

Nga këqyrja e llogarive rezulton se janë bërë shpenzime pa kriter, janë paguar komisione që nuk duheshin paguar, janë paguar shuma krejt të ndryshme nga ato çfarë janë raportuar.

Të gjitha këto që po përmend janë fakte. Tani i takon radha prokurorisë të hapë çështje për shpërdorimet e bëra te Barcelona. Mos harroni, klubi është përfshirë në afro 400 procese gjyqësore pikërisht për shkak të problematikave të hasura me pagesa nga më të ndryshmet”, ka thënë Laporta duke iu referuar natyrisht paraardhësit të tij.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ka qene nje nate si i thone bukur ne shqip beatrix e pershkruan mbremjen me gafen qe beri xhiron e rrjetit 61fa84b508621
Story i mëparshëm

“Ka qenë një natë… si i thonë ‘bukur’ në shqip”, Beatrix e përshkruan mbrëmjen me gafën që bëri xhiron e rrjetit

rritja e cmimit te naftes ministrja do te reduktohen pas 6 mujorit te pare te ketij viti 61fa84bb65bfb
Story i radhës

Rritja e çmimit të naftës/ Ministrja: Do të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë