​Lansohet projekti Youth Career Elevator, do të ndihmojë të rinjtë drejt punësimit

min lexim

Rrjeti më i madh i publikimit të konkurseve të punës në Kosovë, KosovaJob në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë lansuar një projekt që ka të bëjë rreth punës praktike. Ky projekt ka si qëllim të lehtësojë rrugën drejt punës të gjithë të rinjve, ndërsa në ceremoninë e lansimit që u mbajt sot në Prishtinë, u tha se do të vihen ura bashkëpunimi në mes universiteteve dhe bizneseve.

Projekti do të fokusohet në punën me kompanitë vendore për të identifikuar nevojat e tyre për sa i përket fuqisë punëtore të kualifikuar, e cila do të përdoret për të hartuar një program më të efektshëm mentorimi, trajnimi dhe vendosjeje praktike brenda institucioneve të arsimit të lartë.

Në faqen kryesore te KosovaJob ekziston një buton “Profili im” ku të gjithë mund të regjistrohen si punëkërkues dhe në të ardhmen si punëdhënës. Punëdhënësit potencialë do të kenë qasje të shohin listën e punëkërkuesve ku bëjnë pjesë edhe lista e praktikantëve të cilët mund të kontaktohen direkt.

CEO i Promnestria, Kushtrim Puka, duke prezantuar këtë projekt, tha se gjatë hulumtimeve që kanë bërë kanë kuptuar nga studentet se për 70% të tyre barriera kryesore që të punësohen është mungesa e punës praktike.

Ndërsa tha se mbi 60% kanë treguar se kur kanë nevojë të punësojnë praktikantë apo studentë të ri, një prej sfidave që ballafaqohen është mungesa e aftësive të ndryshme në aspektin e punës. Ai tha se do të mundohen të krijojnë edhe një urë lidhëse në mes bizneseve dhe universiteteve.

Puka: Do të krijojmë edhe një urë të mirë bashkëpunimi në mes universiteteve dhe bizneseve

“Jemi munduar ta ndërtojmë projektin në atë formë që të adresojmë sa më mirë këtë problem prej të dy anëve duke bashkëpunuar në mënyrë të drejtpërdrejt me universitetet, me qendrat e karrierës, dhe njëkohësisht duke bashkëpunuar në mënyrë të drejtpërdrejt me kompanitë të ndryshme… Qëllimi ynë është që përveç se do të ofrojmë monitorim të drejtpërdrejt, trajnime për secilën palë, do të mundohemi të krijojmë edhe një urë të mirë bashkëpunimi në mes këtyre akterëve, që të krijojmë një platformë e cila ju mundëson edhe kompanive, universiteteve, edhe studentëve që me pas qasje në praktika kualitative, në praktika të cilat nuk behën sa për letër, por të cilat bëhen për të ofruar praktika profesionale për studentë të universiteteve në Kosovë “, tha ai.

CEO i KosovaJob, Arion Rizaj, ka prezantuar disa nga funksionet e platformës. Ai tha se problemi më i madh i disa punëkërkueseve është që nuk kanë përvojë të punës dhe nuk dinë si të krijojnë një profil, dhe për këtë ai tha se kanë krijuar një profil ku punëkërkuesi mund t’i tregojë shkathtësitë e tij.

Po ashtu Rizaj tha se sistemi do të ketë ende funksione shtesë.

Rizaj: Sistemi ka me pas ende funksione interaktive shtesë

“Si punëkërkues problemi kryesor është që nuk kanë përvojë të punës dhe në shumicën e rasteve nuk dinë të krijojnë një profil, pasi nuk dinë çka me qitë, komplet sistemi është i fokusuar të shkathtësitë, pra një person e ka mundësinë t’i shtojë shkathtësitë që ka… Sistemi ka me pas ende funksione interaktive shtesë, sepse gjithmonë informata kthyese për neve është me rëndësi. Në paralel universitetet kanë me pas çasje në raporte prej brenda që me ditë studentët e tyre që regjistrohen në platformë”, tha ai.

Neil Taylor, shef i BERZH-it në Kosovë, tha se kanë për qëllim t’i ndihmojnë ekonomisë së Kosovës. Ai po ashtu tha se kanë për synim investimin e drejtpërdrejt në sektorin privat për të krijuar qasje gjithëpërfshirëse.

Taylor: Kemi synuar sektorin privat me qëllimin që t’i ndihmojmë Kosovës

“Që nga viti 2012 kemi investuar në më shumë se 600 milionë euro në ekonominë e Kosovës dhe kryesisht kemi synuar sektorin privat me qëllimin që t’i ndihmojmë Kosovës dhe vendeve që të kalojnë prej ekonomisë së mbështetur në treg. Deri me tani ka qenë drejtpërdrejt e investuar në sektorin privat. Po ashtu kemi dhënë këshilla biznisore për rreth 70 e më shumë kompani çdo vit me shpresë që të ju mundësojmë atyre të kenë njohuri praktike për të përmirësuar konkurrencën. Ne kemi zhvilluar një çasje të përfshirjes të promovojnë në ekonominë e tregut gjithëpërfshirës duke shfrytëzuar energjinë e sektorit privat për të krijuar një çasje të drejtpërdrejt për mundësinë e të gjithëve”, tha ai.

Ky projekt që u prezantua në Kosovë kishte nisur në Kroaci në vitin 2016 dhe suksesi i saj ka frymëzuar vendet e tjera që të iniciojnë programe të ngjashme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kontrabanda e naftës nga Libia/ Dëshmia e kapitenit: Kemi transportuar edhe dy herë të tjera në Shqipëri!

Story i radhës

Allegri nuk mendon dorëheqjen

Të fundit nga