Lansohet programi që mundëson përmirësim të gjendjes së energjisë në Kosovë

Agjencia e Qeverisë Amerikane, Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit dhe Qeveria e Kosovës, sot do të lansojnë programin “Kompakt”, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë së pastër, për të përmirësuar gjendjen e enërgjisë në Kosovë.

Programi Kompakt, është investimi më i madh në sektorin energjisë në dekadat e fundit, me një shumë prej 236.6 milionë dollarësh amerikan.

Në ceremoninë e nënshkrimit të hyrjes në fuqi të projektit Kompakt, do të flasin: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe zëvendës presidenti i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford.

Ndryshe përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), në vitin 2022 kishin nënshkruar në Uashington Programin e ri Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit.

Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.

Story i mëparshëm

Kremlini: Paniku në vijën e frontit po rritet në anën e Ukrainës

Story i radhës

Sekreti për buzë të plota dhe të hidratuara është më i thjeshtë seç e ke menduar

Të fundit nga