land rover prezanton defender octa 668c83a03620e

Land Rover prezanton Defender Octa

July 9, 2024
1 minut lexim

Siç sugjeron edhe emri, numri 8 është shtylla kurrizore e kësaj veture. Mjafton të thuhet se bëhet fjalë për Defenderin më të fortë në histori, performanca e të cilit hyn në një segment që nuk ka qenë kurrë më parë.

Po, ish-SUV i ashpër u bë një ‘vrapues’ brutal në edicionin e dytë, kështu që në versionin Octa po flasim për 4 sekonda për sprintin në 100 km/h.

Ky është modeli që mban emrin e të njëjtit SUV që “i janë nevojitur minuta” deri në përjetësi, por që ishte i pandalshëm në terren.

Tani gjërat kanë ndryshuar pak, kështu që nën kapak është një version i butë hibrid V8 me 4.4 litra. Motori tëin-turbo prodhon 635 kuaj-fuqi.

Me një veturë të tillë dhe me shtimin e shasisë adaptive inteligjente 6D Dynamics, Defender merr modalitetin OCTA, i pari në histori i destinuar për ngarje jashtë rrugës me theks në performancën e shpejtësisë.

Në të njëjtën kohë, luksi nuk neglizhohet, kështu që ky Defender ka shumë aksesorë, që nga rrotat 22 inç, deri te materialet ekskluzive në kabinë dhe ulëset speciale.

Sigurisht, Defender nuk ishte kurrë i lirë, dhe në gjeneratën e dytë ai hyri në botën e modeleve ekskluzive. Kjo veturë do të prezantohet në Festivalin e ardhshëm të Shpejtësisë në Goodwood, ku do të dalë në shitje me çmimin fillestar prej fillon nga 160,800 funte.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

terheqja nga kombetarja pas euro 2024 morata vendim i veshtire por po e mendoj 668c75cd85ab8
Story i mëparshëm

Tërheqja nga Kombëtarja pas EURO 2024? Morata: Vendim i vështirë, por po e mendoj

rabiot spanja nje ekip i kompletuar por ne duam te shkojme ne berlin 668cbc1f1872a
Story i radhës

Rabiot: Spanja një ekip i kompletuar, por ne duam të shkojmë në Berlin

Të fundit nga

Ylli shkëlqen në Therandë

Golden Eagle Ylli shënon fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 72:64 (16:19, 26:17, 16:23, 14:5) në javën e 25-të të ProCredit Superligës. Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi, pas sukseseve
ShkoLartë