Lajmi, nga i cili kishte frikë e gjithë bota e futbollit, fatkeqësisht ka ardhur. Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si “Totò”, vdiq mëngjesin e sotëm. Ish-futbollisti i shquar italian ka ndërruar jetë në spitalin e Palermos, ku ishte shtruar.
Gjendja e 59-vjeçarit, simbol i “Netëve Magjike” të Botërorit “Italia 1990” ishte përkeqësuar orët e fundit. Mbrëmjen e djeshme flitej për një “përkeqësim të ndjeshëm”.
Schillaci ishte shtruar në departamentin e pneumologjisë të spitalit “Civic” në kryeqytetin sicilian që nga 7 shtatori. Ish-sulmuesi italian prej disa kohësh po luftonte me kancerin në zorrën e trashë.
Ai lindi në Palermo më 1 dhjetor 1964 dhe u martua dy herë, me Rita dhe Barbara. “Toto” la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole. Nga redaksia e “Telesport” përcjellim ngushëllime të përzemërta për familjen dhe të gjithë njerëzit e afërt.
Burimi: botasot.info