lamtumire papa francesku presidenti trump mberriti te shtunen ne rome edhe zelensky i pranishem ne ceremonine mortore 680c78e3dc8d7

Lamtumirë Papa Françesku! Presidenti Trump mbërriti të shtunën në Romë. Edhe Zelensky i pranishëm në ceremoninë mortore

April 26, 2025
1 minut lexim

Liderët e mëdhenj botërorë do të jenë të pranishëm sot në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut në Romë.

Pas tre ditëve homazhe, së bashku me mbi 200 mijë besimtarë, ata do të mblidhen në 10:00 në sheshin e Shën Pjetrit ku do të nisë mesha e cila pritet të zgjasë rreth 1 orë e gjysmë.

Pas përfundimit të meshës, trupi i Françeskut do të transportohet në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë për varrim.

Mbrëmjen e së shtunës, mbërriti në Romë presidenti i SHBA, Donald Trump për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Në Vatikan do të jetë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Trump ka deklaruar se gjatë vizitës në Romë  do të takojë Melonin dhe do të ketë sa më shumë takime, por programi zyrtar nuk përfshin asnjë takim dypalësh.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe kancelari në largim Olaf Scholz, kryeministri britanik Keir Starmer e Princi Ëilliam. Nga Shqipëria dhe Kosova, janë të pranishëm Presidenti Bajram Begaj dhe presidentja Vjosa Osmani.

Gjithashtu në delegacionin shqiptar do të jetë ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

lekaj tregon cka i ka ofruar kurti limajt 680c71a0af42c
Story i mëparshëm

Lekaj tregon çka i ka ofruar Kurti Limajt

sot ne prishtine testohet sistemi i alarmit publik 680c7992b98d0
Story i radhës

Sot në Prishtinë testohet sistemi i alarmit publik

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë