100 banorë të Ohrit ndërrojnë jetë për shkak të ndotjes së ajrit, ndërsa deponia në Bukovë konsiderohet ndotësi më i madh. Përfaqësues të grupit “Lamtumirë Bukovë” nga sheshi i qytetit në Ohër kërkuan që të mbyllet deponia e egër për shkak se e njëjta po e “helmon të gjithë rajonin”. Kërkohet që menjëherë të fillojë selektimi dytësor të mbeturinave me qëllim të parandalohet djegia e deponisë.
-Ohër këtë dimër përsëri do të jetë vend i rrezikshëm për të jetuar, si rezultat i ndotjes nga mënyra e ngrohjes së shtëpive dhe i ndotjes nga deponitë e djegura.
-Ajri nuk di për politikë, sport, nuk zgjedh kombësi ose përkatësi fetare.
-Afatet i caktojnë institucionet që punojnë në këtë problematikë, si UNESKO, BE, që punon në këtë sferë…
Burimi: TV21