lamtumire at i shenjte rama mik i madh dhe i paharrueshem i shqiperise 6806090561685

‘Lamtumirë At i Shenjtë’, Rama: Mik i madh dhe i paharrueshëm i Shqipërisë

April 21, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka postuar një foto të Atit të Shenjtë i cili mban një qeleshe me shqiponjën e flamurit tonë.

Rama shkruan “Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”.

Ndërkohë pak çaste më parë, në një takim me gratë dhe vajzat në Kavajë, Rama mbajti një minutë heshtje në nderim të Papa Franceskut.

Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka vdekur më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

“Të dashur vëllezër e motra, ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Papa Françesku ka vdekur”, tha kardinali Kevin Farrell përmes një njoftimi në kanalin televiziv të Vatikanit.

“Në orën 7:34 mëngjesin e sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit”, tha ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

bdi per tragjedine ne kocan agjencia rubikon sinonim i fshehjes institucionale 68060378280dc
Story i mëparshëm

BDI për tragjedinë në Koçan: Agjencia Rubikon, sinonim i fshehjes institucionale

kurti trashegimia papa franceskut do jetoje pergjithmone 680612660c25d
Story i radhës

Kurti: Trashëgimia Papa Françeskut do jetojë përgjithmonë

Të fundit nga

ShkoLartë