Lamtumira njoftohet

1 minut lexim

Ka marrë fund “historia e dashurisë” mes napolit dhe Dries Mertens.  Palët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës.

Sulmuesi belg kaloi nëntë vjet me Napolin pasi mbërriti në 2013 nga PSV Eindhoven dhe vazhdoi të bëhej një nga lojtarët më të rëndësishëm në klub.

Mertens kaloi legjendat si Diego Maradona dhe Marek Hamsik për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Napolit.

Belgu largohet si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Napolin me 148 gola, ndërsa pas tij mbesin Lorenzo Insigne (122 gola), Hamsik (120 gola) dhe Maradona (114).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Bashkëpunimi ndërinstitucional bën të mundur lokalizimin e zjarreve në Mitrovicë

Story i radhës

Mickoski: Opozita shqiptare të del me qëndrim, a është opozitë a është me pushtetin

Të fundit nga