Frank Lampard e ka pranuar se skuadrës së Chelseat, që ai e morri drejtimin për një periudhë të shkurtër gjatë sezonit të kaluar, i mungonte shpirti dhe bashkimi si ekip, ndërsa zbuloi se standardet në stërvitje nuk ishin aspak të mjaftueshme.
Lampard u emërua si trajner i përkohshëm i Chelseat në muajin prill deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Graham Potter, por përjetoi një rikthim të tmerrshëm në “Stamford Bridge” që përfundoi me pozitën më të keqe në histori të klubit në Premier Ligë.
Tani, Lampard ka zbuluar disa nga arsyet që qëndrojnë pas sezonit të tmerrshëm të Chelseat.
Duke folur në emisionin “The Diary of a CEO”, Lampard përmendi madhësinë e skuadrës – e cila ishte e mbushur plot me lojtarë pas një shpenzimi prej 660 milionë funtesh nga Todd Boehly – dhe mungesën e motivimit si faktorë kyç në rënien e klubit.
“Unë mund të shihja në stërvitje se niveli nuk ishte i mjaftueshëm. Nuk ishte e mjaftueshme për të marrë një rezultat në Brentford në shtëpi apo çfarëdo tjetër, e lëre më Real Madridin. Kur arrita atje, munda të shihja që shpirti i ekipit dhe bashkimi nuk ishte aty. Nuk ishte asgjë e keqe, por duhet të stërvitësh elitën për të qenë elitë. Në minutën që nuk fituam kundër Realit, ju jeni në atë zonë të fundit të sezonit dhe për çfarë po luani, dhe kjo nuk është qëllim te Chelsea. Në Chelsea, ne duhet të luajmë për diçka. Ne luajtëm për jo aq shumë, një arsye tjetër pse ra motivimi”, tha Lampard.
Lampard, i cili është pa punë pas përfundimit të rolit të tij si trajner i përkohshëm i Chelseat, iu dha një skuadër e ekipit të parë prej më shumë se 30 lojtarësh, duke përfshirë mesfushorin Enzo Fernandez dhe anësorin Mykhailo Mudryk.
“Kur hyra, vura re shumë shpejt se disa lojtarë mendonin se sezoni do të mbyllej dhe si do të dukej e ardhmja për ta. Nëse unë jam një lojtar që nuk ka luajtur për shtatë muaj dhe mendoj se mund të largohem pas katër javësh, me siguri do të luftoj për ta motivuar atë lojtar. Unë nuk kam një shkop magjik për t’i motivuar ata. Kur keni lojtarë ndërkombëtarë në një numër të madh, ju po u thoni ndërkombëtarëve që duhet të qëndrojnë në shtëpi. Nuk është e lehtë”, tha Lampard.