Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, sot në mëngjes koha e pritjes në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për hyrje dhe në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
“Komunikacioni në rrugët e shtetit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur”, shtojnë nga LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Burimi: tv21