LAMM e njofton: Nuk ka vonesa në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

April 21, 2025
1 minut lexim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, krysisht në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Merrni atë që meritoni dhe ajo që ju nevojitet do të vijë

Story i radhës

AUV: Janë kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme para Pashkëve, janë asgjësuar 1740 kilogramë ushqime të pasigurta

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë