Këshilli gjyqësor i Gjykatës themelore – Manastir ka vendosur që këngëtari Lambe Alabakovski, në këtë fazë të hetimit, të lëshohet nga paraburgimi në burgun e Manastirit dhe të transferohet në arrest shtëpiak.
Dërgimin në shtëpinë e Alabakovskit e ka kryer policia e Manastirit, me çka është bërë e vlefshme kërkesa e avokatit të tij Darko Stefanovski, i dyshuari për djegien e derës së Qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, të dërgohet në arrest shtëpiak.
Shtëpinë e Lambe Alabakovskit në Manastir e mbikëqyrin nëpunësit policorë të SPB Manastir.