Lala zbulon ish-ministrin e Ramës që ngriti zërin kundër koncesionit, kur vendos SPAK për “fatin” e Beqaj

min lexim

Gazetarja Klodiana Lala teksa komentonte marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në emisionin “Open”, zbuloi detaje nga pyetjet që prokurorët e SPAK mund t’i kenë drejtuar.

Ajo gjithashtu zbuloi detaje nga një ngritje zëri në kabinetin e qeverisë Rama nga ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani që kërkonte që thoshte se Ministria e Shëndetësisë duhet të vlerësojë riskun e koncesionit.

“Ai është pyetur për marrëdhëniet e tij me biznesmenin Ilir Rrapaj, sepse e kishte mohuar por faktet treguan më vonë se Rrapaj ka lidhje dhe miqësi me Beqajn. Në QSUT është ndërtuar një qendër sterilizimi që të hynte në funksion me 900 mijë euro. Është ngritur me një kredi nga BE. Shteti shqiptar ka paguar kredinë e ka ndërtuar dhe zero ditë është vënë në punë kjo qendër. E ka kaluar nga shteti te kompania e sterilizimit.

Pyetje e prokurorëve është pse nuk është vënë në punë kjo qendër sterilizimi. Ata thonë se nuk ka specialiste, por ne kemi specialistë sepse punonjësit e shtetit kaluan nga shteti te privati, pra te Rrapaj dhe punojnë atje. Është vënë në rrezik jeta e qytetarëve shqiptarë, sepse u është thënë mjekëve me mesazhe në Whatsapp që të bëjnë sa më pak operacione. Në momentin që është rritur ndjeshëm numri i operacioneve këta kanë këruar të ulin numrin e operacioneve.

Ka ndërhyrje të vogla që kërkojnë pajisje specifike për të ndërhyrë dhe nuk është parashikuar që të hapeshin një apo dy sete por janë hapur katër psesë sete, ndaj ky koncesion po i kushton buxhetit të shteti miliona euro dëme. Por ky koncesion ka përgjegjësi politike në nivele të larta. Ka një shkresë të ish-ministrit zotit Cani, që thotë se MSH duhet të vlerësojë riskun nëse kalohet tavani. Nëse tavani tejkalohet që është tejkaluar këtu me 40% duhet që shteti të marrë masa, t’ia ngarkojë koncesionarit ose të ndahet solidarisht 50 me 50.

Në rastin konkret është kaluar 40%. Ka edhe një dyshim tjetër për një skemë pastrimi parash, që bëhen nga kompania mëmë me kompani të vogla të kontrolluara nga i njëjti person. Pak a shumë e njëjta skemë me inceneratorët. Mendoj se hetimet do të përmbyllen brenda muajit shtator sepse digjen të gjithë afatet ligjore”, tha Lala.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fjalimi i Dembele pas rinovimit shokon shokët e skuadrës te Barcelona

Story i radhës

Ngjarjet e datës 19 korrik

Të fundit nga