Nisur nga lajmet se çmimet në jug të vendit këtë sezon turistik në jug të vendit janë rritur në stratosferë dhe nuk e justifikojnë shërbimin që ofrojnë, gazetarja Klodiana Lala ka treguar eksperiencën e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala bën të ditur se i ka bërë pushimet në Qeparo dhe ka mbetur shumë e kënaqur.
Lala bën gjithashtu thirrje që qytetarët të bojkotojnë vendet ku nuk i respektojnë.
“Qeparo, eshte vendi ideal per te pushuar kete vit!
Une zgjodha Qeparone. Nuk ndesha ne arrogance, as cmime te cmendura. Perkundrazi u ndjeva e respektuar dhe munda te bej nje jave pushime te qeta bashke me familjen.
Bojkotoni vendet ku nuk ju respektojne!”, shkruan Klodiana Lala.