Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira, ka bërë një dedikim të veçantë për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, me rastin e ditës së Shën Valentinit.
Duke pozuar lakuriq në banjo, Eleni shkruan në pasqyrën me avull: “Ju dua”.
Miqtë e saj iu përgjigjen menjëherë mesazhit, duke komentuar poshtë fotove me zemra dhe fjalë të bukura për këngëtaren.
Përveç mesazhit për ndjekësit, Fureira ka zbuluar dhuratën e që i dashuri i saj futbollist i bëri për Shën Valentin, një buqetë me trëndafila të kuq dhe një letër ku shkruhet “Te amo Eleni” (Të dua).