Phoenix vijon të jetë skuadra më e mirë këtë sezon në NBA, duke fituar sot 129-102 ndaj Chicago. 7 lojtarë të Phoenix realizuan mbi 10 pikë, me Booker që bëri diferencën, autor i 28 pikëve.
Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që pas kohës shtesë fitoi 128-123 Toronto jashtë fushe. LeBron James realizoi 36 pikë, mbështetur nga Westbrook me një “triple double” (22 pikë, 10 rebound, 10 asist).
Fiton edhe Brooklyn, që mundi 128-123 Portland, ndeshje ku u dallua Durant me 38 pikë, ndërsa Miami fitoi 120-108 ndaj Oklahoma, duke ruajtur kreun në Lindje. Për Miami u dallua i zakonshmi Herro, me 26 pikë.
NBA – Rezultatet e sotme
Philadelphia – Dallas, 111-101
Atlanta – Memphis, 120-105
Brooklyn – Portland, 128-123
Cleveland – Denver, 119-116
New York – Washington, 100-97
Toronto – Lakers, 123-128
Houston – Indiana, 118-121
Miami – Oklahoma, 120-108
San Antonio – New Orleans, 91-124
Utah Jazz – Clippers, 121-92
Phoenix – Chicago, 129-102
Sacramento – Boston, 97-126