Pas kërkimeve është gjetur dhe trupi i katërt nga aksidenti i djeshëm në fshatin Rashçe.
Mbrëmë u nxorrën tri trupat e të ndjerëve, teksa një fëmijë i moshës pesë vjeçare shpëtoi dhe u dërgua në spitalin 8 shtatori për mjekim.
Dje në orët e vona të pasditës, në rrugën lokale Saraj – Rashçe, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e Vardarit.
Rreth orës 21.00, sipas MPB-së, pjesëtarët e Njësisë “Tigrat” nga ujrat e Vardarit kishin nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit, ku ishin gjetur tre gra pa shenja jete, të moshës 23, 25 dhe 59 vjec, të gjithë nga Gërçeci i Shkupit.
Prokurori kujdestar Publik nga PTHP – Shkup, mbrëmë ka bërë ekspertizën në vendngjarje në Rashçe të Shkupit, ku automjeti me udhëtarë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujrat e Vardarit.
Përkundër kushteve jashtëzakonisht të vështira në terren të papërshtatshëm, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për të siguruar gjurmë dhe prova me qëllim të konstatimit të shkaqeve të aksidentit – thonë nga PTHP.
Burimi: TV KLAN