Lajme të mira për gjendjen e Elza Ujkanit, brenda disa ditësh pritet të lirohet nga spitali

Lajme të mira vijnë sa i përket 23-vjeçares Elza Ujkani.

Ajo brenda disa ditësh pritet të lirohet nga spitali.

Kështu tha drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë Besnik Elshani.

“Pacientët që vijnë në repartin tonë janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e saj është stabile. Është duke u trajtuar tek ne. I kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, analizat laboratorike dhe konsultimet e tjera të nevojshme. Brenda disa ditësh, kur them ditësh mund të nënkuptojë ditë apo edhe disa javë, ajo mund të lirohet nga trajtimi spitalor. Por, ne shpresojmë që shumë shpejt kjo të ndodh”, tha Elshani.

“Gjendja e saj është pëmirësuar, ka shkuar shumë mirë. Tash është në rehabilitimin e terapisë fizikale. Besoj se do të lirohet nga trajtimi spitalor”, theksoi ai.

Elza Ujkani u lëndua rëndë më 18 janar, teksa po ecte në afërsi të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës, si pasojë e rënies së kulmit.

Disa javë ajo qëndroi në Mjekimin Intensiv Qendror, ku gjatë së martes u transferua në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Story i mëparshëm

Rikthehen tensionet, gazetarja ruse befason me deklaratën: Mund ta shkatërrojmë SHBA-në brenda një ore

Story i radhës

Vodhi para në një farmaci në Dibër, në pranga 19-vjeçari

Të fundit nga