Lajm i trishtë nga Brazili, gjendet i pajetë në shtëpinë e tij portieri 21-vjeçar.
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Brazili, ku është zbuluar i pajetë në shtëpinë e tij futbollisti Xhian Kajo vetëm në moshën 21-vjeçare.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi që ai luante, Ituano me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende teksa klubi që militon në Serinë B braziliane kërkon që të kryejë homazhet e nevojshme.