Lajm i mirë/ Superliga e Kosovës shënon ngritje në renditjen e UEFA-sw për kampionat

1 minut lexim

Pas arritjes historike të Ballkanit, duke u kualifikuar në fazën e grupeve në UEFA Conference League, por edhe paraqitjes së mirë edhe të skuadrave tjera në garat evropiane në vitet e fundit, Superliga e Kosovës tashmë është ngjitur për madje 6 vende në renditjen e ligave evropiane.

Në rifreskimin e fundit të bërë këtë të diele në renditjen e UEFA-s për ligat, elita e futbollit kosovar zë pozitën e 33-të, duke lënë prapa shumicën e vendeve fqinje por edhe liga tjera evropiane.

Renditja e vendeve të UEFA-s (i njohur edhe si koeficienti UEFA-s) është një renditje e hartuar nga UEFA që e bën të mundur krahasimin e ligave të vendeve të ndryshme.

Vlera e një kampionati llogaritet nga shuma e koeficientëve vjetorë individualë të 5 viteve të fundit. Aktualisht kampionati i Kosovës vlerësohet me 10,291 pikë. Falë kualifikimit në fazën e grupeve Ballkani ka arritur koeficientin 5,5, teksa deri tash koeficientin më të lartë e kishte Drita me 1,5, Gjilani është me koeficientin 1 dhe Llapi me koeficientin 0,5.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kievi pretendon se 46.750 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i luftës në Ukrainë

Story i radhës

PDSH mban Kuvendin Qendror – zgjidhet kryesia e ngusht e partisë

Të fundit nga