Lajm i mirë për PSG-në para ndeshjes me Madridin

March 7, 2022
1 minut lexim

Kylian Mbappe raportohet se do të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht një lëndimi që mori sot në stërvitje.

Ylli francez u detyrua të largohet më herët nga seanca stërvitore, pasi mori një goditje nga bashkëlojtari i tij, Idrissa Gueye.

Megjithatë, kontrollet e ndryshme të kryera nga stafi mjekësor kanë qetësuar trajnerin, Mauricio Pochettinon.

Sipas “L’Equipe”, 23-vjeçari nuk ka pësuar ndonjë frakturë dhe nuk duket të ketë diçka serioze rreth lëndimit të tij.

Mediumi francez gjithashtu ka raportuar se ish-sulmuesi i Monacos do të jetë në gjendje të luajë nga minuta e parë ndaj “Los Blancos”.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit do të zhvillohet të mërkurën, me skuadrën fituese që do të kalojë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Parc des Princes” ishte fituar 1:0 nga parisienët, falë golit të shënuar nga Kylian Mbappe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur plaken bëhen më të lumtur, cilat janë këto 3 shenja të Horoskopit

Story i radhës

Mbledhja e grupit të PD-së/ Ferdinand Xhaferri i kërkon Bashës doreheqjen

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë