Lajm i mirë për diasporën në Gjermani, doktor Ardian Mustafai hap Qendër për Kardiologji dhe Mjekësi Interne

October 3, 2024
1 minut lexim

Mjeku tashmë i dëshmuar dhe që ka ndihmuar në shumë raste edhe shqiptarët nga rajoni, Ardian Mustafai ka shënuar suksesin e radhës – ka hapur Qendër Mjekësore për Kardiologji dhe Mjekësi Interne në Gjermani, transmeton TV21.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mustafai në profilin e tij në “Facebook”.

“Të nderuar e të respektuar familjarë, miq, shokë, kolegë e dashamirë. Pas një punë disavjeçare në Gjermani si mjek, më në fund, prej 1 tetorit 2024 kam hapur Qendrën time Mjekësore për Kardiologji, Mjekësi Interne, Familjare, Nefrologji dhe Diabetologji (Inhaber und Geschäftsführer/CEO). Qendra Mjekësore gjendet në zemër të industrisë Gjermani mes Duisburg-Düsseldorf-Essen pra në Mülheim an der Ruhr”, njofton Mustafai.

Qendra mjekësore do ta ketë edhe faqen e internetit (www.medicus360.de) që do të jetë e qasshme që nga 1 janari 2025.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jennifer Lopez kërkon që Ben Affleck t’i kthejë paratë

Story i radhës

Reshje shiu? Ky është parashikimi i motit për nesër

Të fundit nga

ShkoLartë