Lajm i mirë për Deschamps, Varane do të jetë i gatshëm për Botëror

November 8, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps nesër do të zbardh listën e lojtarëve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’ që nis më 20 nëntor.

‘Gjelat’ pa Pogban dhe Kante të lënduar, do të synojnë të mbrojnë titullin e fituar katër vite më parë në Rusi.

Lajmi i mirë për strategun francez është së mbrojtësi Raphael Varane pritet të jetë i gatshëm për Botërorin që nis pas pak ditësh në Katar.

Varane ishte lënduar me 24 tetor në ndeshjen Manchester United-Chelsea dhe ishte larguar nga fusha më lot duke rrezikuar Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Por, Varane siç raportojnë mediat franceze, është duke u shëruar më kohë dhe ai do të përfshihet në listën e Deschamps.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Super veprim i Shkëndijës, promovon shkollat e Pollogut

Story i radhës

Whats’up sjell ndryshimin e ri për të rritur privatësinë, për çfarë bëhet fjalë

Të fundit nga

ShkoLartë