Lajm i mirë nga shëndetësia, del ilaçi i ri kundër depresionit

min lexim

Një ilaç i ri do të vijë në ndihmë kundër depresionit. Ky ka qenë fokusi i diskutimeve në Kongresin e Organizmit Kombëtar psikiatrik në Itali që është mbajtur në Genova.

Bëhet fjalë për një medikament i aprovuar nga Agjencia Italiane e ilaçeve në muajin Prill, që mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e depresionit.

Funksionon me shpejt se trajtimet e tjera, veçanërisht në format e renda ku haset rezistence ndaj mjekimeve apo ka patur tentative vetëvrasje me herët, shpjegojnë psikiatrit.

Është eksperimentuar fillimisht në 116 pacientë në 22 struktura spitalore të ndryshme, të cilët e kanë marrë në formën e një spray në hundë.

Rezultoi se 64% e pacientëve patën përmirësim të dukshëm, ndërsa në 40% pati pothuajse zhdukje të sëmundjes. Simptomat depressive largohen dhe pacienti ka ndikim që në 24 orët e para të trajtimit, ndërsa pas dy muajsh, është vërejtur pothuajse largim i plote i depresionit, në të paktën gjysmën e pacientëve që ju nënshtruan.

Por është një medikament, që ka përdorim vetëm spitalor dhe me një kontroll të rreptë nga mjekët në strukturat e posaçme te shëndetit mendor.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Si ta parandalojmë rënien e flokëve në vjeshtë

Story i radhës

​Zjarri përfshiu një ndërtesë 24-katëshe në Stamboll

Të fundit nga