Lajm i keq për sulmuesin e Interit, grabitet restoranti i bashkëshortes së tij!
Ditën e djeshme është grabitur restoranti “Coraje” në Milano, në pronësi të Agustina Gandolfo, bashkëshortes së futbollistit të Interit, Lautaro Martinez.
Pas një kontrolli nga policia u zbulua se në arkë mungonin 1 mijë euro.
4 persona të maskuar kanë hyrë brenda në restorant duke dëmtuar hyrjen dytësore. Për kryerjen e hetimeve kanë ndërhyrë edhe efektivët e policisë mjeko-ligjore, në pritje të të rejave të tjera.