Liverpooli, pos nismës jo të mirë të sezonit, duhet t’i bëjnë llogaritë edhe pa mesfushorin e tyre, Thiago Alcantara.
Lojtari pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Fulhamit që mund ta lërë jashtë për më shumë se gjashtë javë.
Mesfushori vazhdon të vuajë nga lëndimet e shpeshta, duke mbetur shumë shpesh jashtë skuadrës.
Të njëjtin fat spanjolli e kishte edhe gjatë kohës sa ishte te Bayerni e Barcelona.