Një tragjedi e madhe tronditi basketbollin turk, 34-vjeçari Ilkan Karaman humbi jetën pasi u përplas nga një ngasës i dehur në Datka.
Karaman, 34 – vjeçar, ishte pjesë e skuadrës Beledeyesi të divizionit të dytë turk.
I ndjeri ishte në kulmin e karrierës.
Ai ka luajtur edhe për Fenerbahcen, Beshiktashin, Pinar Karsiaka, Tofas…
Karaman u përzgjodh edhe në draftin e NBA-së vitin 2012. si zgjedhja e 57-të e Brooklyn Nets, por nuk ka luajti kurrë në ligën më të fortë në botë.
Sipas raportimeve të mediave turke, Karaman ishte në trotuar duke pritur mikun e tij dhe në atë moment është përplasur nga një veturë me shpejtësi të madhe drejtuesi i së cilës ishte në gjendje të dehur, pas së cilës basketbollisti ka ndërruar jetë në vend.
Burimi: botasot.info