Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se javën do ta nisë në Gjenevë të Zvicrës.
Në një njoftim në Facebook, ai thotë se atje do të ketë diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
“Duke u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën time në Gjenevë me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve”, u shpreh Lajçaku.
Emisari special poashtu ka uruar presidentin e rizgjedhur të Amerikës, Donald Trump.
“Përgëzoj presidentin Trump për fitoren e tij dhe i uroj suksese në mandatin e tij të dytë”, ka shkruar Lajçaku.
Burimi: botasot.info