lajcak takon begajn vleresoj qendrimet e presidentit shqiptar per dialogun kosove serbi 650cbea59297a

Lajçak takon Begajn: Vlerësoj qëndrimet e presidentit shqiptar për dialogun Kosovë-Serbi

September 21, 2023
1 minut lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ka qenë vetë Lajçak i cili ka ndarë moment nga takimi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lajçak u shpreh se vlerësoi qëndrimet e Begajt për rajonin dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë në integrimin e rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak në platfortmën X.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

abbas ne asamblene e pergjithshme te okb se zgjidhja e ceshtjes palestineze kyc per paqen ne lindjen e mesme 650cbd82ea68a
Story i mëparshëm

Abbas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Zgjidhja e çështjes palestineze, kyç për paqen në Lindjen e Mesme

osmani jep detaje per takimet me bidenin dhe blinkenin 650cc04834e88
Story i radhës

Osmani jep detaje për takimet me Bidenin dhe Blinkenin

Të fundit nga

ShkoLartë