Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Ai, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se se ata kanë biseduar për situatën në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.
“I gëzuar për t’u takuar me Gjukanoviqin për herë të dytë këtë javë, këtë herë në Bratislavë, për të vazhduar diskutimet tona për situatën në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
Glad to meet @predsjednik_cg for the second time this week – this time in Bratislava – to continue our discussions about the situation in Montenegro and the Western Balkans. pic.twitter.com/nU7D8SpUua
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 2, 2022