Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se është plotësisht dakord me zëvendës/sekretarin e NATO’s, Mircea Geoana, lidhur me deklarimin e këtij të fundit se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.
Lajcak përmes një cicërime në Twitter e falënderoi Geoana për koordinimin e shkëlqyer mes BE’së dhe NATO’s.
“Plotësisht dakord [email protected]_Geoana. Faleminderit për koordinimin e shkëlqyer të Evropës dhe NATO’s, – si me lidershipin në nivelin më të lartë ashtu edhe @KFOR’it në terren”.
Zv/sekretari i NATO’s, në deklarimin e tij tha se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.
Fully agree with @Mircea_Geoana. Grateful for excellent 🇪🇺-@NATO coordination – both with the leadership at HQ-level and @NATO_KFOR on the ground. https://t.co/NmGOawSPZ5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 5, 2022