Lajçak: Franca mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi

1 minut lexim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, me të cilin ka folur për procesin e dialogut.

Lajçak, përmes një postimi në platformën “X” theksoi se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Evropë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, ka shkruar Lajçak.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

“Fëmijët janë viktima”- Fatos Lubonja për rastin e vrasjes së 14-vjeçarit

Story i radhës

“Më la shtatzënë”, Olta Gixhari tregon detaje të panjohura nga historia e dashurisë me Dorin

Të fundit nga