Lajçak flet për barrikadat pas takimit me Kurtin: T’i heqim me marrëveshje politike

December 13, 2022
1 minut lexim

Pas takimit që pati me kryeministrin e Kosobës Albin Kurti, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë.

Lajçak tha se pas këtij takimi, do të takohet edhe me KFOR’in dhe EULEX-in, por tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë.

“Do të takohem me KFOR’in dhe EULEX’in pas kësaj. Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”.

Megjithatë, Lajçak tha se pati një diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti.

Ai shtoi se nuk mund të presin që diçka e keqe të ndodhë.

“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situate të vështirë në veri të Kosovës.  Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri”.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aksident në Kukës, shoferi i dehur merr përpara 4 mjete të parkuara

Story i radhës

​Të mërkurën mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë