Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bojan Marichikj.
Ai konfirmoi se takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
“Pata një takim të shkëlqyer me zëvendësin Marichikj. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi po e pres më vonë këtë muaj takimin e radhës të Dialogut në Ohër. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Lajçak.
Had an excellent meeting with DPM Marichikj. I am grateful to 🇲🇰 for its strong support to the Dialogue and am looking forward to the next Dialogue meeting in Ohrid later this month. We also discussed issues of essence to North Macedonia’s 🇪🇺 future. pic.twitter.com/zqxumS28Tw
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 2, 2023
/Albeu.com