lahi brahimaj tregon kur e takoi per here te fundit zahir pajazitin 679d0ad10be77

Lahi Brahimaj tregon kur e takoi për herë të fundit Zahir Pajazitin

January 31, 2025
1 minut lexim

Sot është 28-vjetori i rënies së heroit Zahir Pajaziti.

Bashkëluftëtari i tij, Lahi Brahimaj në emisionin “DPT te Fidani”, ka rikujtuar takimin e tij të fundit që e kishte me Pajazitin.

Brahimaj thotë se takimi i fundit me Pajazitajn ishte në janar të vitit 1997, teksa shton se nuk ka njohur njeri më trim se ai.

“Prej ekzistencës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne kemi pasur takime të rregullta si shtab, ku pjesë e Shtabit të Përgjithshëm ka qenë edhe Zahiri e kam qenë edhe unë, pra kemi pasur takime të rregullta”.

“Por takimi im i fundit me Zahir Pajazaitin ka qenë në shtëpinë time, nga mesi i janarit të vitit 1997. Ka qenë kërkesë e Hasanit për t’i huazuar një pjesë të teknikës ushtarake për nj grup që donte ta formonte Zahiri në Ponoshec. Kemi biseduar, e kam dhënë teknikën që atyre ju duhej. Meqenëse ishim në zonën e Gjakovës, dhe zonën e Gjakovës e njihja më mirë se ata vendosa të shkoj në Ponoshec bashkë me Zahirin dhe Naitin. I kemi dërguar armët, dhe jemi kthyer për në Jabllanicë ku kemi qëndruar për një kohë për të pushuar tek unë në kullë. Pastaj janë nisur për në Prishtinë. Ai ishte takimi im i fundit me Zahirin. Nuk kam njohur një njeri më trim se Zahiri”, tha Brahimaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perfshihet nga flaket makina ne unazen e madhe shkrumbohet e gjitha nga zjarri 679d0172aa60d
Story i mëparshëm

Përfshihet nga flakët makina në Unazën e Madhe, shkrumbohet e gjitha nga zjarri

vozitesi paraprakisht eshte kapur me droge paraburgimi i eshte nderprere avokatet apelojne per risocializim 679d0ddc53c0a
Story i radhës

Vozitësi paraprakisht është kapur me drogë! Paraburgimi i është ndërprerë, avokatët apelojnë për risocializim

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë