Ekipet e punës të Komunës së Çairit sot kanë vazhduar me asfaltimin e rrugës “Jahja Pasha” ( Ish-Sollunska)në Lagjen Seravë në sipërfaqe prej 2.020 metrash katrorë.
Paraprakisht në këtë rrugë është bërë instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit, ndërsa në dy krahë të saj edhe kanalizimit.
“Sot edhe personalisht inspektova punimet rreth asfaltimit të cilat siç më informuan përgjegjësit pritet të përfundojnë gjatë javës së ardhshme”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu gjatë inspektimit të punimeve që po zhvillohen në këtë rrugë.
Ai shtoi se Komuna e Çairit do të vazhdojë aktivitetet e tilla edhe në pjesë të tjera të territorit të saj.