lacivita flet si demokrat votoni berishen ktheni shpresen 67f966ac1fb1f

LaCivita flet si demokrat: Votoni Berishën, ktheni shpresën

April 11, 2025
1 minut lexim

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij në mitingun hapës të opozitës, ku ka akuzuar mazhorancës për 12 vite dështime.

Ish-këshilltari i Trump deklaroi se socialistët, ashtu si në Amerikë nuk do të mund t’i mbyllin gojën opozitës, dhe ftoi të pranishmit që të votojnë Berishën nëse duan rikthimin e shpresës.

“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë e Madhe. Në 2024 në SHBA, socialistët u përpoqën të burgosin Trump, por dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin opozitën e tyre dhe do të dështojnë. Përse? Sepse nuk kanë të çfarë të thonë për 12 vitet e fundit. 12 vjet krime?

12 vjet drogë. Janë 12 vjet dështime ekonomike. Përse të votosh një parti që ka shkaktuar të gjitha problemet. Votoni Berishën. Ktheni shpresën”, tha Chris Lacivita.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fillon mbledhja e koalicionit vlen taravari dhe ibrahimi deklarohen per media 67f9611479e1b
Story i mëparshëm

Fillon mbledhja e koalicionit VLEN, Taravari dhe Ibrahimi deklarohen për media

abdixhiku nuk pranoi ftesen e kurtit a ka ende shprese per nje koalicion mes ldk se dhe vv se 67f9700729757
Story i radhës

Abdixhiku nuk pranoi ftesën e Kurtit/ A ka ende shpresë për një koalicion mes LDK-së dhe VV-së?

Të fundit nga

ShkoLartë