Laçi rikthehet te tre pikët, Martini debuton me fitore te Teuta. Kukësi vijon periudhën e errët

December 11, 2022
1 minut lexim

Pas një pauze prej afro një muaji, ditën e sotme është rikthyer Abissnet Superiore teksa janë luajtur dy sfidat e para të javës së 13-të. Bie në sy suksesi i Teutës në transfertë ndaj Kukësit me rezultatin 0-1, teksa golin e vendimtar të sfidës e shënoi Lorenco Vila në minutën e 61-të.

E nis kështu me “këmbë të mbarë” trajneri Edi Martini eksperiencën e tij të katërt në krye të durrsakëve ndërsa synon që të ringrejë skuadrën pasi “Djemtë e Detit” janë në vështirësi këtë sezon dhe aktualisht pavarësisht tre pikëve ndaj Kukësit, sërish mbeten të fundit me 11 pikë. Gjithsesi, suksesi në “Kukës Arena” është një sinjal i mirë për vazhdimësinë.

Ndërkaq, vijon periudhën e errët edhe Kukësi që shkon në kuotën e pesë ndeshjeve pa fitore, nga të cilat koleksionon plot katër humbje. Aktualisht, verilindorët e drejtuar nga trajneri Enkeleid Dobi mbeten në kuotën e 12 pikëve në vend të tetë, shkruan Supersporti.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, atë mes Bylisit dhe Laçit ishin kurbinasit ata që triumfuan me rezultatin 0-1. Vendimtar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani ishte goli i shënuar nga Adeleke në minutën e 40-të të pjesës së parë. Pas këtij suksesi, Laçi ngjitet në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në klasifikim, ndërsa nga ana tjetër, ballshiotët janë në vend të nëntë me 12 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Vërshimet, situatë e qetë në Pejë

Story i radhës

Lejoi dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit, arrestohet një tjetër punonjës i administratës në Lezhë

Të fundit nga

ShkoLartë