Laçi, për fitoren e dytë radhazi në kampionat

October 29, 2022
1 minut lexim

Laçi e nisi këtë kampionat me fitoren 3-1 në shtëpi ndaj Teutës, por më pas pati një krizë të thellë rezultatesh, derisa gjeti triumfin e radhës në javën e nëntë ndaj Kastriotit.

Sot të besuarit e trajnerit Dejan Vukiçeviç do të luajnë në Durrës, duke kërkuar të kenë vazhdimësi në rezultate.

Ditët e fundit bardhezinjtë janë stërvitur në kompleksin “Internacional” në Pezë, ndërsa për herë të parë trajneri do të ketë të gatshëm të gjithë grupin e lojtarëve. Edhe mbrojtësi Albi Alla është riaftësuar dhe ka gjasa të jetë titullar.

Rudolf Turkaj është kthyer vetëm dje në stërvitje pas angazhimit me Kombëtaren dhe sot do të vendoset nëse do të luajë nga fillimi. Pritet që ndaj Teutës të marrë më shumë minuta sulmuesi Vasil Shkurtaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Amerikani i kaloi gati 40 vite në burg për vrasjen që nuk e kreu, analiza e AND-së tani e dëshmoi se është i pafajshëm

Story i radhës

Muriqi reagon pas barazimit

Të fundit nga

ShkoLartë