Laçi debuton sot në Ligue 1

1 minut lexim

Qazim Laçi do të ketë mundësinë të luajë për herë të parë në karrierën e tij ne Ligue 1.

Azhaksio siguroi ngjitjen në elitë dhe sot luan kundër Lionit. Një çast i rëndësishëm ky për mesfushorin e Kombëtares, që është përjetuar me emocion edhe nga familjarët e tij.

Babai i tij, Emin Laçi, ka shfrytëzuar rrjetin e tij social për të shprehur lumturinë e tij për arritjen e Qazimit. Emini shkruan se një sukses i tillë në karrierë është tërësisht i merituar dhe jo vetëm për shkak të cilësive si futbollist, por mbi të gjitha për anën njerëzore të tij.

“Ximi, shpirti i babit, ti sot nis një karrierë të re. Zoti qoftë me ty, sepse ti e meriton. Jo vetëm si futbollist, por jam shumë i lumtur që të kam djalë. Suksese Ximi dhe inshallah me fitore sot. Ti po përballesh me yjet e futbollit botëror, si sot me Lionin. Zoti të ndihmoftë. Zemra e babit, të duam shumë”, ka shkruar mes emocionesh Emin Laçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdojnë eksportet ukrainase të drithit në Detin e Zi

Story i radhës

Si të heqim njollat e djersës nga veshjet tona gjatë verës

Të fundit nga