LAB rrëfen se cili është projekti i rradhës nê aktrim pas muzikës

min lexim

Ai sapo ka sjellë këngën “Bota ime” dhe i kënaqur mjaft se si ka ecur ky projekt. E kemi flalën për artistin këngëtarin dhe aktorin Labinot Ramadani apo si e njohim në muzikë LAB, ku në një intervistë për programin mjaft të ndjekur në Radio 21 konkretisht me ” Me 21-in” ka rrëfyer punën e tij në art, muzikën dhe aktrimin që nuk i ndan dot por edhe ofertat që ka.

Labi ka lindur në Ferizaj dhe madje kujton se aty ka nisur edhe hapat e parë të aktrimit, ndërsa familja por edhe shoqëria e tij ajo e huaj dhe shqiptare në Zvicër ku jeton e mbështesin shumë. I pyetur nga moderatori se çfarë projekti ka në dorë ai tregoi : “Kam deri tash disa filma por një film që po e realizoj tani në itali, një produksion italiano-francez”.

E Labi tregoi se aty do të flasë frengjisht por që natyrisht që e din se ai është shqiptar.

Mes tjerash artisti simpatik tregoi se dëgjon muzikë shumë dhe nëse do të zgjidhte nga femrat artiste do të donte të kishte një duet me disa që ai i dëgjon dhe i pëlqen.BS

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 gjëra që e dallojnë një lider motivues

Story i radhës

Të paktën shtatë të vdekur nga raketat ruse në Zaporizhia

Të fundit nga