La me urgjencë Botërorin. Familja e traumatizuar dhe në shok

December 5, 2022
min lexim

Paige Milian, 27 vjeç dhe tre fëmijët e saj nuk ishin në shtëpi kur banda e grabitësve hyri për të grabitur. Kur Raheem Sterling mësoi se çfarë kishte ndodhur, ai nuk mendoi dy herë të hiqte dorë nga gjithçka për t’u kthyer në Angli dhe për të qenë pranë familjes së tij.

“Arsyet personale dhe familjare” të cituara gjeneralisht nga Federata Angleze e Futbollit gjetën një shpjegim në episodin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe që bëri që lojtari i Chelsea të largohej nga Katari në prag të ndeshjes kundër Senegalit. Ai kishte gjëra të tjera për t’u kujdesur.

Partnerja e tij e kishte lajmëruar për surprizën e keqe që gjeti në kthimin e saj në shtëpi: ora dhe sende të tjera të çmuara me vlerë 300.000 paund (rreth 350,000 euro) ishin vjedhur nga banesa, por, ndryshe nga raportimet e para të medias, as ajo dhe as djemtë nuk kishin ra pre e dhunës. Tronditja ishte shumë e fortë, por, përveç frikës dhe zemërimit të madh për të parë të cenuar privatësinë e dikujt, nuk kishte asgjë tjetër për t’u shqetësuar.

Policia e Surrey ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë. Ndërtesa ku qëndron lojtari dhe të dashurit e tij është në një pozicion strategjik, 15 minuta me makinë nga qendra sportive e bluve të Londrës, “Cobham”. “Aktualisht po hetojmë një raport për vjedhje në një adresë të Oxshott Leatherhead”, – është raporti i agjentëve, të cilët specifikuan gjithashtu se si “banorët e pronës u kthyen në shtëpi dhe zbuluan se ishin vjedhur një sërë sendesh, përfshirë bizhuteritë dhe orët”.

Ky është detaji që bën dallimin në krahasim me situatat më shqetësuese; domethënë që gruaja dhe fëmijët e saj nuk ishin në shtëpi në momentin e bastisjes. Ka aspekte të tjera të historisë që po shqyrtohen nga hetuesit. Hajdutët besonin se mund të vepronin të pashqetësuar, të sigurt se askush nuk do të kthehej në banesë. Çfarë ua dha atyre këtë siguri? Ata besuan, pasi kontrolluan disa postime të shpërndara në mediat sociale, se partnerja dhe fëmijët e futbollistit (pesë dhe tre vjeç) ishin ende në Katar.

Disa foto të publikuara nga çifti do t’i kishin mashtruar. Në ato pamje dy djemtë ishin në një anije turistike në Doha dhe gruaja po shijonte një koktej. Rasti ‘Sterling’ ka nxitur besimin nga organet e zbatimit të ligjit se bastisjet në shtëpitë e yjeve të sportit dhe argëtimit janë planifikuar duke pasur parasysh burimet e mediave sociale.

“E traumatizuar dhe në shok, – e përshkroi një burim i afërt me familjen gjendjen shpirtërore të partneres së Sterling. – Ajo ishte e tmerruar, sepse e kuptoi se po të kishte qenë aty pak çaste më parë kush e di se çfarë do të kishte ndodhur me të dhe fëmijët”.

Grabitja e pësuar nga Sterling ka vënë alarmin në grupin e futbollistëve anglezë që aktualisht janë përfshirë në Botëror. Të shqetësuar, ata kanë alarmuar rojet e sigurisë për të shtuar kontrollet dhe mbikëqyrjen 24 orëshe mes frikës se shtëpitë e tyre janë objektiv i bandave të organizuara.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjerimi i koalicionit Qeverisës, nuk ka detaje të reja

Story i radhës

​Itali: Popullsia bie nën 59 milionë

Të fundit nga

ShkoLartë